Video/ I vihet zjarri mbeturinave në kodrat sipër Vorës, nga flakët rrezikohen lagjet e banuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2021, 16:50
Në kodrat sipër Vorës, vendi i depozitimit të plehrave është në flakë.
Në një video të postuar në Facebook nga pedagogu Bregu nga flakët rrezikohen 2 lagje të banuara dhe dhjetëra dynymë sipërfaqe toke.
"Një vend depozitimi për plehrat në kodrat sipër Vorës digjet çdo vit, për të hapur vend për plehrat e radhës.
Këtë herë, zjarri ka djegur dhjetëra dynyme pyll e rrezikon dy lagje te banuara," shkruhet krahas videos të postuar nga pedagogu Zylyftar Bregu.
