Emergjenca në Kukës vijon, rrezikon dhe Llogaraja, Peleshi: Grupe kriminale pas zjarreve

Zjarri që ka përfshirë kodrën e Kalimashit u vu nën kontroll, por emergjenca në Kukës vijon.

Pamjet mbrwmw treguan hyrjen e tunelit në rrugët e Kombit, që deri në orët e para të mëngjesit ishte e gjitha në flakë.

Krahas forcave tona, ushtarët dhe zjarrfikësit nga Kosova janë angazhuar për të mbajtur flakët të izoluara deri në shuarjen e plotë, mission për të cilin është angazhuar edhe një helikopter.

Emergjenca ndërkohë është zhvendosur në vendin e  Quajtur “Laku i Thive” dhe Qafa e Kumbullës

Zjarret nuk rrezikojnë zonat e banuara por pasojat në pyje janë të mëdha.

Në Vlorë, riaktivizimi i zjarrit në vendin e quajtur Gropa e Pirit vë sërish në rrezik Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Flakët po përhapen me shpejtësi të ndihmuara edhe nga era, ndaj veç punës nga toka, në zonë po vepron një helikopter

Duke pranuar vështirësinë në menaxhimin e situatës, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi akuzoi se pas zjarreve qëndron dora e grupeve kriminale

"Shto këtu dhe dorën kriminale, tani jam i bindur, të atyre që për qëllimet e tyre na ndjekin nga prapa, ne shuaj ata ndiz"

Ndërkohë zjarret në qarkun e Korçës janë vënë nën kontroll.

Njw person humbi jetën, ndërsa mijëra hektarë tokë e pyje janë djegur nga zjarret që prej më shumë se dy javësh po djegin vendin.

Por bilanci zyrtari pasojave ende mungon.