Yuri Kim "lë" pushimet, takim me Peleshin dhe Çakon për mbështetjen e SHBA-ve ndaj zjarreve
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, duket se ka lënë për pak pushimet e saj në jug duke zhvilluar një takim në Pashaliman, së bashku me ekspertët e USAID dhe Emergjencës së Mbrojtjes Civile.
Takimi është bërë me dije nga Agjencia e Mbrojtjes Civile përmes një postimi në rrjetet sociale ku të pranishëm në takim kanë qenë edhe ministri Niko Peleshi, kreu i emergjencave Haki Çako dhe titullarë të lartë nga strukturat vendore.
Takimi është zhvilluar në kuadër të mbështetjes teknike që po jep ekipi i USAID në këto ditë ku vendi është duke u përballur me vatra të shumta zjarresh, të shtrira në të gjithë territorin.
"Sot në Pashaliman Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Sh.S.Znj. Yuri Kim së bashku me ekspertët nga USAID dhe përfaqësues të lartë nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë zhvilluan një takim me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi, Drejtorin e Përgjithshëm të AKMC, z. Haki Çako dhe titullarë të tjerë të lartë nga strukturat vendore. Takimi u zhvillua për të diskutuar rreth mbështetjes teknike që po jep ekipi i USAID këto ditë në lidhje me zjarret."


