"Ti kqyri punt e tua se as lu*i s'më han për ty”, ish-ministri i Drejtësisë jep tjetër variant për bisedën në Berlin

Përmes një postimi në Facebook, ish-ministri i Drejtësisë nga AAK-ja, Selim Selimi i është përgjigjur sot kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me deklaratat e Ramush Haradinajt në Berlin.

Selimi bën me dije bisedën e zhvilluar ka ia ka qenë i pranishëm në takimin në të cilin i referohet kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Në bisedën e shkëmbyr, Selimi shkruan se biseda është zhvilluar mes liderave të cilët i emërton si X dhe Y duke aluduar se shkëmbimi ka qenë mes Ramës dhe Haradinajt.

Selimi: Një bisedë në hollin e pritjes në Bundeskanzleramt (Zyren e Kancelares) ku isha prezent:

Lideri X: Po hiqe at dreq takse. Është koha të rregulloni marrëdhëniet me Serbi.

Lideri Y: Nuk asht veç pun’ takse. Para dy ditëve kesh në Mejë e ju kom borxh qatyne të rënëve me ju mbrojt gjakun e dinjitetin.

Lideri X: Ka përfunduar ajo kohë duhet të heqësh taksën e të arrish marrëveshje:

Lideri Y: Ti kqyri punt e tua se as lu*i sme han për ty”, ka shkruar Selimi.

Ndryshe, Edi Rama ka folur sot rreth këtij takimi, pas kritikave që mori pas takimit me xhudistet kampione olimpike të Kosovës Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Ndonëse nuk përmendi Haradinajn me emër, Rama iu referua liderit kosovar të ketë thënë në prani të Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, se “mu nuk më han luli për kta”.

"Ti kqyri punt e tua se as lu*i s'më han për ty”,

"Ti kqyri punt e tua se as lu*i s'më han për ty”,