Vijon trendi i rritjes së personave të infektuar më Covid, 220 raste të reja në 24 orë
Vijon trendi i rritjes së personave të infektuar me covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 220 persona nga 5536 testime të kryera, informon ministria e Shëndetësisë.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërkohë që janë shëruar 31 pacientë.
Rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki:
67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Pogradec, Berat, 2 raste në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.
Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë. Numri total i personave të shëruar ka shkuar në 130,470 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria bën me dije se muaji gusht do të vijojë të jetë hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.
Statistika (10 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 220
Të shëruar në 24 orë 31
Të shtruar në spitale 33
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 5536
Testime totale 938,527
Raste pozitive 134,201
Raste të shëruara 130,470
Raste Aktive 1,271
Humbje jete 2,460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 447
Shkodër 189
Vlorë 139
Elbasan 120
Fier 120
Lezhë 65
Durrës 58
Berat 40
Kukës 31
Gjirokastër 28
Korçë 17
Dibër 8
