Vasili: Rama si ajo gruaja në fshat që thotë shokë më fikni zjarret se unë do përdridhem me Ballkanin e Hapur
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka komentuar shkrimin e kryeministrit Rama lidhur me çështjen e Ballkanit të Hapur dhe akuzat ndaj tij tradhtar.
Vasili shkruan se Rama është si gruaja në fshat e cila thotë hajde o shokë më fikni zjarret, se unë do spërdridhem me Minishengenin.
Vasili shton se Shqipëria është pllakosur nga zjarret, por Rama Edi Rama as flet për zjarret dhe as tundet të shkoje në terren ku fatkeqësia po bën kërdinë.
Vasili: Rama si gruaja ne fshat: Hajde o shokë me fikni zjarret, se une do sperdridhem me minishengenin! Nje here ne nje fshat ne nje familje vdiq burri i shtëpisë. E shoqja kish qëlluar shume e lehte nga mendja dhe burrin e kish pasur si barre ne kurriz dhe nuk e donte. Kur u mblodhën gjithë graria perqark xhenazes dhe prisnin qe gruaja tja merrte vajit per burrin e vdekur, kjo gruaja ju drejtohet dhe u thote: "Hajde moj shoqe me qani burrin se unë do te vete ne dasem"! Pikërisht si kjo gruaja ne fshat e beri edhe Edi Rama ne keto dite te renda.
Shqipëria është pllakosur nga zjarret dhe te gjithë presin qe ky te beje detyrën e te jete ne krye te puneve. Po Edi Rama tamam si gruaja e pacipe e fshatit as flet per zjarret dhe as tundet te shkoje ne terren ku fatkeqësia po ben kerdine, po shkruan pallavra te komisionuara per Ballkanin e Hapur dhe rri ben plazh ne bregdetin e Jonit. Eshte e qarte se tradhetia e ka mbërthyer kaq fort per fyti sa qe e detyron te sillet per faqe te zeze e te detyrohet te thote: "Hajde shoke me fikni zjarret se une do perdridhem me Ballkanin e hapur".
