Meta falenderon ambasadorin çek: Mbështetja dhe operacionet nga ajri shumë të nevojshme për Shqipërinë
Çekia i erdhi në ndihmë Shqipërisë duke dërguar 1 helikopter për fikjen e flakëve që kanë pushtuar vendin tonë.
Kreu i shtetit, zoti Meta me anë të një njoftimi në Facebook bën me dije se është takuar me ambasadorin e Çekisë, zotin Jaroslav Ludva dhe e ka falenderuar për ndihmën dhe mbështetjen.
Zoti Meta e cilëson ndihëm dhe operacionet nga ajri shumë të nevojshme në situatën në të cilën ndodhet Shqiëpria.
"Një takim i përzemërt me Ambasadorin e Çekisë, Sh.T.Z Jaroslav Ludva.
E falenderova me mirënjohje për ndihmën e çmuar dhe mbështetjen konkrete të Çekisë me operacionet nga ajri për shuarjen e zjarreve, aq të nevojshme në këtë situatë të vështirë.
E përgëzova dhe i urova shumë suksese në detyrën shumë të rëndësishme, që sapo ka marrë, si Dekan i Trupit Diplomatik në Shqipëri," shkruan kreu i shtetit në Facebook.
