Bilanci i zjarrit mbi tunelin e Kalimashit: Mbi 220 ha tokë e bërë shkrumb e hi

Prefekti i Kukësit Zenel Kuçana zbulon detaje nga operacioni i mbrëmshëm në luftën me flakët mbi tunelin e Kalimashit ndërsa forcat janë vendosur sot në Malzi për shuarjen e flakëve atje

Ai siguroi që në një asnjë moment nuk është ndërprerë lëvizja e makinave në tunelin e Kalimashit.

“Deri në 03:00 të mëngjesit vijoi puna, ndërsa sot në mëngjes nisi puna në njësinë administrative Malzi, në lakun e thive, lakun e qershive. Një helikopter deri tani ka bërë 9 rrugë dhe zjarri u vu nën kontrol. 66 efektivë e 9 zjarrfikëse janë future në operacion në Malzi. Shumë shpejt zjarret do vihen nën kontroll.”

Bilanci i zjarrit mbi tunelin e Kalimashit: Mbi 220 ha tokë e

Kuçana tregoi se era e fuqishme ndihmoi mbrëmë në përhapjen e flakëve duke shkaktuar dhe situatën alarmante.

 “Ishte një erë shumë e fuqishme e cila ndihmoi përhapjen e zjarrit. Në momentin që shuhej zjarri e shkoje në një vatër tjetër, riaktivizohej vatra e parë”

Bilanci paraprak?

“Janë 220 ha të djegura me shkurre e pyje” thotë ai.