Kokaina mes prodhimeve të detit, Gjykata lë në burg administratori i kompanisë
Administratori i Kompanisë “Fish Co Tirana” Denis Doda do të vijojë të qëndrojë në burg nën akuzën e trafikut të drogës.
Ky është vendimi i dhënë nga Gjykata e Durrësit paraditen e së martës, 10 gusht 2021.
35-vjeçari u arrestua më 7 gusht pasi në kontenjerët e porositur nga ai, nga Ekuadori u gjetën 7 kilogram kokainë.
Ndërkohë para togave të zeza Doda mohoi të ketë dijeni apo të jetë i implikuar në trafikun e drogës, duke hedhur poshtë pretendimet e organit të akuzës.
Zbulimi i lëndës narkotike, e llojit kokainë, erdhi në kuadër të operacionit policor të koduar "urbanor".
Gjatë kontrollit të detajuar në portin e Durrësit të kontenierit të ngarkuar me prodhime deti që ishte nisur nga Ekuadori për llogari të firmës “Fish Co Tirana”, me qendër në Tiranë u gjet edhe sasia e lëndës narkotike.
Autoritetet shqiptare kishin marrë informacion nga DEA Amerikane të cilët për të kontrolluar të gjithë operacionin i kishin vendosur ngarkesës një GPS, cka u mundësonte të kishin dijeni për vendndodhjen në cdo kohë.
Në 5 muajt e fundit vetëm në Portin e Durrësit autoritetet kanë sekuestruar 1 ton kokainë me vlerë tregu miliona dollar
Ndërkohë policia e Fierit ka goditur po sot një grup shpërndarësish droge në Patos duke vënë në pranga 5 persona.
Fatmir Dhimos (Ademi), Leonard Gropa, Ilir Nuhaj, Dardan Kamberaj, Simon Toska ranë në prangat e policisë, teksa po shkëmbenin drogë në një lokal, ndërsa u sekuestruan 6 doza kokainë, 7 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, 5 automjete dhe 6 aparate celularë.
