Edhe kjo javë nën pushtetin e të nxehtit afrikan, por nesër në Kukës do bjerë edhe shi
A do të favorizojë moti sadopak forcat operacionale në betejë me zjarret në Majën e Rrunës.
Meteorologu Hakil Osmani i Meteoalb parashikon prezencë të rebesheve afatshkurtra në Kukës.
“Sot do të ketë prezencë të pikave të shiut ndërsa nesër vranësirat do të zhvillohen dhe rebeshe afatshkurtër në Bajram Curri, Has e Kukës, duke iu afruar zonave qëndrore të cilat do të jenë të pakta pothuajse të papërfillshme” tha ai në një prononcim për RTV Ora.
Ndërkohë vendi ynë do të vijojë të mbizotërojë nga temperature të larta edhe këtë javë. Në Kukës temperatura do të regjistrohet deri në 38 gradë celcius, ndërsa në Has 36 gradë. Në Berat dhe Elbasan termometri do të shënojë edhe 40 gradë celcius.
“Këto vlera termike do të shoqërojnë të gjithë javën edhe pse kemi një luhatje të ulët ato do të mbeten të larta” tha Osmani për RTV Ora.
Era forcohet gjatë mesditës dhe orët e pasdites në të gjithë vendin, edhe në veri shpejtësia e erës pritet të arrijë në 40km/h nga drejtimi veriperëndimor por mbrëmja dobëson ndjeshëm erën në veri.
Megjithatë, era bëhet problematike në veri dhe të gjithe vendin edhe mesditën e nesërme por edhe në të gjithë mesditat e kësaj jave.
