Tentoi të vriste 25 vjeçarin në Durrës, arrestohet pas dy ditësh

Një 31 vjeçar i identifikuar si Hamdi Llana është arrestuar në durrës pasi 2 netë më parë ka plagosur me armë zjarri një 25 vjeçar.

Llana ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur ne tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".

31 vjeçari me datën 8 gusht, në orën 23:40, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin I. S., 25 vjeç, i cili si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë.

25-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Llana mësohet të ketë qenë me precedente penalë te meparshëm, ndërsa në 2018 ai sihte dënuar me 2 vite burg për plagosje të rëndë.