Trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë, dyndja e pushuesve drejt bregdetit krijon kaos në lëvizjen e mjeteve
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 10 Gusht 2021, 14:02
Këto pamje vijnë nga segmenti rrugor Milot-Lezhë.
Dyndja e qytetarëve drejt bregdetit të Shëngjinit dhe Velipojës, sikurse dhe ardhja e emigrantëve çoi në kaos qarkullimin rrugor në këtë aks.
Trafiku i rënduar ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit të së martës, duke vijuar deri në orët e drekës.
Radhët e gjata të makinave kanë bërë që qindra qytetarë të ngelen për orë me radhë në mes të temperaturave përvëluese.
Situata përsëritet çdo vit gjatë sezonit veror në disa segmente rrugore që nuk përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.
Për të ndihmuar lehtësimin e lëvizjes janë vendosur efektivë të shumtë të policisë rrugore, por pa mundur që të shmangin trafikun i cili është kthyer në makth të vërtetë për përdoruesit e rrugës.
