"O Liri, O Vdekje! Zemërzjarrtë dhe të gatshëm për betejë për Shqipërinë demokratike" Meta e Basha kujtojnë Havzi Nelën

Politika shqiptare kujtoi sot 33-vjetori i ekzekutimit të poetit Havzi Nela nga diktaturakomuniste.

Presidenti Ilir Meta e quan simboli i fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor, edhe në kohët më të errëta jeton përmes poezive të tij, që frymëzojnë vetëm një zgjedhje: LIRINË!

Nga ana tjetër kryetari i PD-se permes një postimi në facebook shkruan se ekzekutimi mizor u krye në grahmat e fundit të bishës totalitare.

"Në këtë ditë, të kujtosh nuk do të thotë thjesht të mos harrosh, por të jetosh në përmbushje të amanetit të martirit të lirisë.

Ne mësojmë nga jeta dhe vargjet e tij se asnjë regjim nuk është i përjetshëm, se detyra e secilit është të ngrejë krye me guxim, kurdo dhe kudo, kur liritë dhe të drejtat dhunohen dhe perspektiva perëndimore e Shqipërisë rrezikohet...Mbi të gjithë na rëndon pesha e përgjegjësisë jo vetëm për të nderuar patriotin e pathyeshëm dhe poetin martir, por për tu ngritur në lartësinë e veprës kurajoze të Havzi Nelës. Zemërzjarrtë dhe të gatshëm për të bërë çdo betejë për liri dhe për Shqipërinë demokratike dhe europiane.
"
shkruan Basha.