Safet Gjici për Ora News: Me Helikopter e ndihmën nga Kosova flakët i shuajmë për 2 ditë, nëse....
Në një prononcim telefonik për Ora News, Kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici tha se është larguar përfundimisht rreziku për tunelin e Kalimashit.
“Sot kemi një situatë totalisht në kontroll të tunelit të Kalimashit, ndërsa vazhdon vija e zjarrit jashtë tunelit, atë që e quajmë Maja e Rrunës, por nuk ka rrezikshmëri në njerëz dhe as në stalla të bagëtive” tha ai duke falenderuar forcat zjarrfikëse por dhe ato të Kosovës që u angazhuan për të shuar flakët gjithë natën.
A ka rrezik potencial për zonat e mbaruara?
“Nuk kemi rrezikshmëri pranë banesave. Në orët e vona të mbrëmjes larguam rrezikun dhe vumë nën kontroll flakët afër tunelit të Kalimashit"
Angazhimi I forcave të Kosovës
“Forcat e Kosovës kanë nisur punën në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm. Ata janë në terren në vijën e zjarrit në Majën e Rrunës. 60 forca zjarrfikëse të Kosovës janë sot në Shënmri. Terreni ishte i vështirë dhe duhej patjetër ndërhyrja nga ajri.
Me ndihmën e helikopterit dhe forcat zjarrfikëse tona dhe të Prizrenit besoj se do të bëjmë izolimin e saj dhe më pas shuarjen"
Zjarret nga Mirdita
“Ka pasur vatra zjarri dhe vitet e kaluara por jo në këtë sasi të mëdha. Zjarret kanë ardhur nga Mirdita dhe më pas janë përhapur në maja e Rrunës dhe mbi Tunelin e Kalimashit” tha Gjici.
Kryetari i bashkisë thotë se ka dyshime që janë dhe zjarrvënie të qëllimshme.
“Policia ka nisur hetimet e veta tek personat që dyshojmë. Është kapur një person I dyshuar” tha Gjeci duke shtuar se kemi shpresë se nëse nuk ka erëra të forta me këto ritme shpresoj që brenda dy ditësh të shuajmë zjarret.”
