Policia po kërkon njeriun që qëlloi me armë në autostradën Durrës - Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2021, 10:02
Një person ende i paidentifikuar i cili qarkullonte me automjet dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri në autostradën Durrës-Tiranë.
Ngjarja është raportuar në orën 01:45 (10 gusht 2021) informon policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
