Shkrumb e hi mbi tunelin e Kalimashit, shikoni videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2021, 10:13
Pamjet e mbërritura në Ora News tregojnë se maja e malit mbi tunelin e Kalimashit është e shkrumbuar.
Videoja tregon si dukej mëngjesin e sotëm në hyrje të këtij tuneli.
Sipas komisionit te mbrojtjes civile përsa i përket zones Kalimash - Thirr mbi tunel pjesa nga ana e Kukësit është shuar dhe është vënë nën kontroll ndërsa kritike është pjesa nga ana e Fanit në Thirre ndërkohë që në majën e Rrunës krahas forcave toksore po ndërhyet me helikopter.
