Shikoni videon/ Përqëndrohen forcat e zjarrfikëset në Majën e Rrunës, situata kritike në dy vatra zjarri

Ora News sjell video të forcave zjarrfikëse të Kosovës të cilët janë vendosur lart në Majën e Rrunës në pritje për të nisur operacionin për shuarjen e flakëve.

Operacioni është përqëndruar në dy vatra zjarri “Laku i Thive" dhe "Qafa e Kumbulles” në Malin e Rrunes.  Në këto dy vatra janë forcat e emergjencës civile, shërbimi zjarrfikës Kukës trupat e ushtrisë Kosovë dhe zjarrfikësit e Kosovës.

Situata është kritike deri në këto momente dhe në rrezik janë 5 banesa me rreth 30 banore të lagjes Lepraj në fshatin Shenmri.

Aktualisht nuk ka rrezik për këto banesa, por për çdo rast janë marrë të gjitha masat nga ana e bashkise Kukës per evakuimin dhe akomodimin e tyre në shkollën e fshatit Shënmri.

Përsa i përket zones Kalimash - Thirr mbi tunel pjesa nga ana e Kukësit është shuar dhe është vënë nën kontroll ndërsa sipas komisionit te mbrojtjes civile kritike është pjesa nga ana e Fanit në Thirre ndërkohë që në majën e Rrunës krahas forcave toksore po ndërhyet me helikopter.