Shuhen flakët mbi tunelin e Kalimashit, kritike pjesa nga ana e Fanit në Thirre, rrezikohen banesa

Komisioni i Mbrojtjes Civile të Prefekturës së Kukësit informon se mbi tunel janë shuar flakët nga ana e Kukësit ndërsa situata është kritike nga ana e Fanit në Thirrë.

Aktualisht në terren janë duke operuar 12 forca zjarrfikëse, 5 punonjës të pyjores, 20 forca vullnetare dhe 18 forca ushtarake të DMR-së Kukës.

Operacioni për shuarjen e flakëve është i përqendruar tek “Laku i Thive” dhe “Qafa e Kumbullës”, në Malin e Rrunës.

Shuhen flakët mbi tunelin e Kalimashit, kritike pjesa nga ana e Fanit

 Në këto dy vatra janë forcat e emergjencës civile, shërbimi zjarrfikës Kukës trupat e ushtrisë Kosovë dhe zjarrfikësit e Kosovës.

Po ndërhyhet dhe nga ajri.

Situata është kritike deri në këto momente dhe në rrezik janë 5 banesa me rreth 30 banore të lagjes Lepraj në fshatin Shenmri.

Aktualisht nuk ka rrezik për këto banesa, por për çdo rast janë marrë të gjitha masat nga ana e bashkise Kukës per evakuimin dhe akomodimin e tyre në shkollën e fshatit Shënmri.

Përsa i përket zones Kalimash - Thirr mbi tunel pjesa nga ana e Kukësit është shuar dhe është vënë nën kontroll ndërsa sipas komisionit te mbrojtjes civile kritike është pjesa nga ana e Fanit në Thirre ndërkohë që në majën e Rrunës krahas forcave toksore po ndërhyet me helikopter.