Ja si duket sot Tuneli i Kalimashit/ Operacioni po përqëndrohet për shuarjen e flakëve tek "Laku i Thive"

Gjatë gjithë natës është punuar nga zjarrfikësit e Kukësit për të shuar flakët në faqen e malit mbi tunel.

Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt ndërsa po ndërhyhet nga ajri me helikopter dhe nga toka për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë.

Ka nisur operacioni për shuarjen e zjarreve tek vendi i quajtur Laku i Thive ku në ndihmë për shuarjen e flakëve janë angazhuar dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe zjarrfikësit e Kosovës.

 34 zjarrfikës te Kosoves, prej 9 njësive me 9 automjete për terren malor dhe mjete auticisterne për mbushjen me ujë do të angazhohen në ndihmesë të ekipeve të Kukësit te Laku i Thive në majën e Rrunës

Flakët në majën e Rrunës vijonin prej ditësh por situata dje u bë alarmante.