Bllokohet një sasi e konsiderueshme ilaçesh kontrabandë në Portin e Durrësit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2021, 09:15
Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë një kontrolli të përbashkët sekuestruan një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.
Gjatë kontrollit të kamionit me targa TR1524S dhe ACR919, me drejtues shtetasin me inicialet K.R. rezultoi se krahas mallrave të deklaruar, ishte dhe sasia e medikamenteve mjekësore e pa deklaruar, të cilat u sekuestruan informon Drejtoria e Doganave.

Materialet iu kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

