Në Gjykatë 56 vjeçari i dyshuari për abuzim seksual, 20 vjeçare me aftësi të kufizuar rezulton 7 muajshe shtatzënë

Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Petrit Arapin nga fshati  Ngjeqari i Roskovecit.

56 vjecari akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”

Ai u arrestua më 7 gusht 2021, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë.

Burimet thonë se burri ishte fqinj i familjes së të resë e cila ishte në muajin e 7-të të shtatzanisë.

Prindërit kanë zbuluar shtatzaninë e vajzës dhe kanë bërë denoncimin në polici ndërsa burri Petrit Arapi u ndalua pasi vajza drejtoi gishtin ndaj tij. 

Pasi dëgjoi akuzën e prokurorit Andi Pogaçe, gjyqtarja e çështjes Erlanda Agaj vendosi masën “Arrest me burg” për 56 vjeçarin Petrit Arapi.

I ndaluari nuk ka dhënë asnjë shpjegim në sallën e gjyqit.