Smajlaj bën bilancin nga Lojërat Olimpike, medaljet dhe vitin e ngarkuar

Izmir Smajlaj mbylli sot garimin në Olimpiadë ku nuk arriti të shkonte më shumë se vendi i 17-të në renditje ndërkohë që sportisti kuqezi nuk iu afrua as rekordit personal dhe kombëtar që kishte vendosur.

Gjithsesi, Smajlaj është një atlet që këtë vit i ka sjellë medalje Shqipërisë në disa evente të rëndësishme dhe vet sportisti shkodran ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale ku e pranon se nuk rezultati në Tokyo ishte larg synimit të tij por gjithsesi ai numëron edhe sukseset e arritura dhe nuk harron të falenderoj edhe ata që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e tij. Në fund nuk harron t’u kujtojë tifozëve se do ta shikojnë sërish në pistë, aty ku u le takimin me ta.

“Dhe keshtu mbyllet sezoni 2021 me rrugetimin tim ne Olimpiaden e Tokyo 2020’ me nje rezultat 7.86m larg synimit qe kisha, por ne nje pozicion te mire ne rang nderkombetar me kercyesit me te mire te botes!

Ky vit teper i ngarkuar, por i bukur, ku perfundoj me 5 medalje te arta, 1 argjend dhe nje rekord te ri kombetar prej 8.16m.

Jam tejet falenderues ndaj familjes sime per mbeshtetjen e durimin, trajnerit tim z. Gjergj Ruli per vullnetin e mesimin e cdo dite, klubit ku jam perfaqesues Klubi Sportiv Tirana e  Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) qe jane ne cdo hap timin si sportist elitar, si dhe Bashkia Tiranë e Erion Veliaj  qe eshte bere krah per sportin e bukur te atletikes!

Ju falenderoj Ju miqte e mi qe jeni suport kaq i madh ne sportin tim te kercimit se gjati.

Qe te gjithe JU me jepni force e shtyse qe te arrij rezultate me te mira vit pas viti!     

Faleminderit e do ri-shihemi serisht ne piste”, perfundoi mesazhin sportisti kuqezi.