Nuk ndalet Vllaznia. Bën një tjetër goditje në merkato, firmos ish mbrojtësi i Werder Bremen

Vetëm pak orë pasi njoftoj mbylljen e bashkëpunimit me Haris Dilaver, të cilin e zëvendësoi me kroatin Aralikas një ditë më parë, tani vjen edhe një goditje në mbrojtje.

Siç bëri të ditur klubi në një komunikatë, është afruar zyrtarisht mbrojtësi senegalez, Fallou Diagne i cili në kurrikulumin e tij ka patur eksperienca të rëndësishme me Werder Bremen, Konyaspor, Rennes e Freiburg.

31-vjecari shihet si një goditje shumë e rëndésishme i cili mund të rrisë jashtëzakonosht nivelin e mbrojtjes së Vllaznisë, ndërsa firma e hedhur mes palëve është 1-vjecare.

Njoftimi i klubit: VLLAZNIA FIRMOS ME FALLOU DIAGNE Mbrojtësi Fallou Diagne nga sot është pjesë e KF Vllaznia. Mbrojtësi senegelaz me nënshtetësi franceze ka firmosur një kontratë me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e tij për sezonin e ardhshëm futbollistik. Ne shpresojmë që përvoja e jashtëzakonshme që ai ka fituar gjatë karrierës së tij, të vihet në shërbim të skuadrës tonë, për arritjen e objektivave që ajo do të ketë në sezonin e ri. Mirë se erdhe Fallou Diagne! Welcome Fallou Diagne!