Nuk ka medalje të artë olimpike për Djokoviç, tenisti serb eliminohet në gjysmëfinale

Mbyllet ëndrra e Novak Djokoviç lër Golden Slam. Numri 1 në botë synonte rekordin e madh të fitimit të 4 Grand Slam plus medaljen e artë në Olimpiadën e Tokyos por nuk ia del.

Ishte Alexander Zverev, ai që i prishi ëndrrën tenistit serb teksa e mundi me përmbysje 2-1 me sete (1-6, 6-3, 6-1).

Djokoviç e nisi mjaft mirë takimin duke dominuar serin e parë 6-1 dhe në të dytin mori epërsinë teksa rivali gjerman i mori një tie break dhe setin e dytë. Në setin final, Zverev ishte superiore ndaj tenistit serb duke fituar për të arritur finalen e madhe të Olimpiadës.

Aty Zverev do të përballet ndaj Karen Khachanov, i cili kishte eliminuar spanjollin Pablo Carreño Busta. Ky i fundit do të jetë edhe rivali i Djokoviç për finalen e vogël lidhur me medaljen e bronztë.