Djokoviç e pëson edhe në finalen e vogël, i ikën medalja e bronztë në Tokyo 2020
Ajo humbje në gjysmëfinale ndaj Alexander Zverev, ka ndikuar dhe jo pak te Novak Djokoviç.
Numri 1 në botë u dorëzua edhe në finalen e vogël të Lojërave Olimpike, ku kishte shansin për të marrë medalje bronzi si vendi i tretë.
Në duelin përballë, Pablo Carreño Busta , tenisti serb u mund në tre sete 6-4, 6-7, 6-3 pas 2 orë e 47 minuta betejë, duke i dhënë spanjollit kështu medaljen e vendit të tretë.
Djokoviç u kuptua që në fillim që nuk ishte në ritmin e duhur pas eliminimit nga Zverev, teksa humbi setin e parë 6-4 por fitoi me shumë vështirësi të dytin 7-6.
Edhe seti i tretë foli për spanjollin i cili e mbylli duelin me fitoren 6-3 në setin final dhe për té ishte fitorja e parë ndaj Djokoviç në karrierë.
Për numrin një të botës mbetet shpresa e vetme për një medalje në garimin dyshe në lojën mikse.

