Lajmi i keq për Kosovën, Arbër Zeneli përsërit dëmtimin e tmerrshëm. Ja sa do të mungojë
Në prag të sezonit të ri në Ligue 1, Reims ka njoftuar një lajm shumë të keq për Arbër Zenelin dhe për përfaqësuesen e Kosovës. Fantazisti dardan ka përsëritur një dëmtim të rëndë të pësuar në vitin 2019 që e la 8-9 muaj jashtë fushave teksa lojtari ka këputur ligamentin e gjurit në ndeshjen miqësore të luajtur me ekipin e tij sot ndaj Auxerre.
Klubi francez konfirmoi se menjëherë mesfushori iu nënshtrua kontrolleve të imtësishme që konfirmuan këputjen e ligamentit të kryqëzuar të gjurit dhe është i detyruar t’i nënshtrohet një operacioni që do të përcaktohet mes futbollistit dhe klubit.

Ky është një lajm shumë i keq në radhë të parë për futbollistin i cili pëson një dëmtim kaq të rëndë brenda pak kohës, 2 vjetësh dhe bëhet fjalë për të njëjtin dëmtim, këputje të ligamenteve dhe tani do të mungojë të paktën 8 muaj. Që do të thotë se për Reims dhe për Kosovën, lojtari nuk mund të luaj deri ndoshta në muajin Maj të 2022.
