Tirana rikthen një tjetër ish kampion. Pas Ngoo, vjen ish kapiteni Gentian Muça

Duket se Tirana po mbledh ish kampionët e saj. Bardheblutë me konfirmimin e Orges Shehit në stol i kanë idetë e qarta në merkato dhe po mbledhin ish lojtarët me të cilët dolën kampionë 2 sezone më parë nën drejtimin e Egbo.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Gentian Muça, një lojtar që asnjëherë nuk e ka mohuar se ekipi i tij i zemrës është Tirana dhe ka ndjekur sërish zemrën për të veshur fanellën që ai do.

34-vjeçari vjen pas një viti aventurë në Kosovë me Prishtinën ku doli kampion me kryeqytetasit dhe ndërkohë që luajti edhe në Kupat e Europës. Këta të fundit njoftuan largimin e Muçës me një mesazh të gjatë dhe menjëherë Tirana më pas mirëpriti lojtarin me një njoftim zyrtar.

Njoftimi i klubit:

"Përjetë bardheblu!
Gent Muça, rikthehet në kryeqytet dhe pas takimit me presidencën arriti dakordësinë për të qënë sërish pjesë e skuadrës. Ish zëvendës kapiteni aq i dashur për publikun dhe shokët e ekipit vjen në familjen e tij dhe shprehet i lumtur që do të luajë sërish për fanellën më të bukur në botë.

#Fanellaezemrës #Familjeepërjetshme #gentmuça"