Rekord kombëtar në not por Merizaj nuk arrin në finalen e Lojërave Olimpike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2021, 15:37
Mbyllet garimi edhe për Nikol Merizaj në Olimpiadën e Tokyos. Notarja shqiptare vendos rekord kombetar por nuk u kualifikua ne finale edhe pse u rendit e treta ne baterine e saj dhe e 42-ta në renditjen e përgjithshme.
Notarja shqiptare, Merizaj ka përfunduar garën e 50m stil i lirë, e treta në baterine e saj me kohën 26.21 duke vendosur keshtu rekord kombëtar ne ketë disiplinë.
Ky rezultat e rendit Nikol në vendin e 42-të nga 80 notare pjesemarrëse, që për fat të keq nuk ishte pjesë e 16-shes sê kualifikuar ne finale.
Merizaj është sportistja e radhës kuqezi që mbyll garimin në Olimpiadë e tani presim garimin e Erkand Qerimajt dhe Luiza Gegës.
