Video/ Manaj nuk shënon dot me Barçën, Napoli leksion Bayernit, goleadë e Man. City

Barcelona e Koeman dhe e Rey Manaj vijon të fitojë në testet parasezonale dhe kësaj radhe kaloi 3-0 Stuttgartin. Trajneri holandez që rigjeti titullarë si Alba e Busquets i dha sërish Rey Manajt hapësirë por në pjesën e dytë dhe ku sulmuesi shqiptar mund të kishte shënuar në 2 raste.

Ndërkohë Bayern Munchen vijon të ketë një fazë përgatitore krejt të re me Nagelsmann në stol dhe në fakt ende nuk kanë fituar një miqësore. As ndaj Napolit në “Allianz Arena”, bavarezët edhe pse me 12 ndryshime në fushë nuk bënë asgjë, e as golin nuk arritën ta gjenin teksa sfida përfundoi 3-0 për të kaltërit. Protagonist absolut, Osimhen me 2 gola të shënuar.

Edhe Man. City i Guardiolës është në formë dhe vijon të fitojë teksa dominoi 4-0 Barnsleyun në testin e radhës ndërsa miqësorja Sevilla-Roma përfundoi pa gola ku Marash Kumbulla luajti 72 minuta për verdhekuqtë.