Kalendari i plotë i Superiores për sezonin 2021-2022, ja javët e derbit dhe duelet pikante

Kategoria Superiore për sezonin e ri merr formë. Shorti i hedhur në "Air Albania" për të përcaktuar kalendarin ka përcaktuar edhe javët e ndeshjeve dhe duelet pikante.

Kështu këtë vit do të kemi tre derbi të kryeqytetit pasi me rikthimin e Dinamos do të jenë tre sfida derbi në një fazë që do të thotë se për 4 faza do të luhen 12 përballje mes tre ekipeve të kryeqytetit.
Pa harruar që edhe derbi i Shqipërisë, Tirana-Vllaznia do të jetë një klasike për të mos u humbur.

Derbi i parë do tê jetë ai mes Dinamos dhe Partizanit në javën e katërt teksa dueli Tirana-Partizani do të jetë në javën e gjashtë.

Një javë më pas luhet klasikja Tirana-Vllaznia por gjithsesi me 10 skuadra pothuajse 6-7 të forta, do të ketë cdo javë duele interesante dhe shumë të forta.


Ky është edhe kalendari i plotë i Superiores kur kujtojmë që kalendari është simetrik që do të thotë se faza e dytë është si faza e ndeshjeve të kthimit dhe e treta sërish si faza e parë e në fund faza e katërt njësoj si ajo e dyta.

Më poshtë keni edhe kalendarin e plotë të Kategorisë Superiore.

JAVA 1

Tirana-Skënderbeu
Egnatia-Kukësi
Kastrioti-Dinamo
Laçi-Vllaznia
Teuta-Partizani

JAVA 2

Skënderbeu-Partizani
Vllaznia-Teuta
Dinamo-Laçi
Kukësi-Kastrioti
Tirana-Egnatia

JAVA 3

Egnatia-Skënderbeu
Kastrioti- Tirana
Laçi-Kukësi
Teuta-Dinamo
Partizani-Vllaznia

JAVA 4

Skënderbeu-Vllaznia
Dinamo – Partizani
Kukësi -Teuta
Tirana – Laçi
Egnatia- Kastrioti

JAVA 5

Kastrioti – Skënderbeu
Laçi – Egnatia
Teuta – Tirana
Partizani – Kukësi
Vllaznia – Dinamo

JAVA 6

Skënderbeu – Dinamo
Kukësi -Vllaznia
Tirana – Partizani
Egnatia – Teuta
Kastrioti – Laçi

JAVA 7

Laçi – Skënderbeu
Teuta – Kastrioti
Partizani – Egnatia
Vllaznia -Tirana
Dinamo – Kukësi

JAVA 8

Skënderbeu – Kukësi
Tirana – Dinamo
Egnatia – Vllaznia
Kastrioti – Partizani
Laçi – Teuta

JAVA 9

Teuta – Skënderbeu
Partizani -Laçi
Vllaznia -Kastrioti
Dinamo- Egnatia
Kukësi- Tirana

Kujtojmë që sezoni i ri nis më 11 Shtator dhe përfundon më 22 Maj të vitit 2022.