Hidhet shorti i Kategorisë Superiore, mësoni përballjet e javës së parë
Kategoria Superiore është gati të ngre siparin. Në ambientet e "Air Albania", u hodh shorti për dy kampionatet më të rëndësishme në vend, Kategoria Superiore dhe Kategoria e parë.
Siç dihet, Kampionati i Kategorisë Superiore fillon më datë 11 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021 ndërsa pjesëmarrëse janë 10 ekipe, Teuta, Partizani, Vllaznia, Laçi, Tirana, Kukësi, Skënderbeu, Kastrioti, Dinamo, Egnatia.
Sipas shortit të hedhur menjëherë në javën e parë do të kemi duele të rëndësishme si Laçi-Vllaznia dhe Teuta-Partizani.
Kampionët në fuqi do të luajnë menjëherë me një rivale tjetër për titull teksa edhe Laçi-Vllaznia, dy skuadra që u përballën për titull vitin e kaluar menjëherë do të luajnë në javën e parë në fushën e kurbinasve.
JAVA 1
Tirana-Skënderbeu
Egnatia-Kukësi
Kastrioti-Dinamo
Laçi-Vllaznia
Teuta-Partizani
Ndërkohë që Kampionati i Kategorisë së Parë fillon më datë 19 Shtator 2020 dhe përfundon më datë 22 Maj 2021.

