Tokio 2020, Izmir Smajlaj i 17-ti në renditje, nuk kaulifikohet në finalen e Olimpiadës
Pas Erkand Qerimajt, sot ishte dita e garimit edhe për Izmir Smajlaj në Lojërat Olimpike. Atleti kuqezi garoi në baterinë A në kërcim së gjati duke mos arritur dot në fazën finale ku mund të shpresonte për diçka të madhe.
7.81 metra ishte prova e parë e kaluar me sukses nga Smajlaj dhe 7.86 metra në të dytën, teksa në tentativën e tretë bëri faull, duke e mbyllur konkurrimin e tij në pozicionin e 9 në baterinë A dhe në renditjen e përgjithshme e mbylli si i 17 në klasifikim.
Duhet thënë se atleti shkodran bëri më mirë se në Olimpiadën e Rio de Janeiros në 2016, ku ishte ndalur në 7.72 metra në kërcim së gjati por nuk iu afrua dot rekordit të tij personal që është 8.11 m.
Gjithsesi, një tjetër atlet kuqezi pa medalje në Tokyo 2020 dhe ndoshta Luiza Gega mund të na japë kënaqësinë e te kualifikuarit të paktën në fazën finale.
