Lëvizje e papritur. Xhaka nuk shkon te Roma por do të rinovojë me Arsenalin

Kur të gjithë prisnin një konfirmim të operacionit Granit Xhaka, gjithçka ka marrë një kthesë të papritur. Mesfushori shqiptar prej kohësh është objektivi numër 1 i Jose Mourinhos për të përforcuar ekipin për sezonin e ri por dera që do të çonte Romën te lojtari është mbyllur përfundimisht në mënyrë të papritur.

Siç mësohet nga Anglia, Granit Xhaka është një hap larg firmës për të rinovuar kontratën me Arsenalin, kontratë e cila skadon në 2023 dhe ajo e reja do të përfundojë në 2025.

Vetë Xhaka kishte konfirmuar dëshirën hapur për të kaluar nën urdhrat e një trajneri fitues si Jose Mourinho ku gjatë Europianit tha foli me fjalë të ëmbla për portugezin dhe Romën.

Të gjithë prisnin akordin final mes palëve por duket se diferencat ishin të konsiderueshme dhe në të vërtetë nuk pati asnjëherë një afrim për një shifër që do t’i kënaqte të gjitha palët.

Kështu, me firmën e re që pritet ta hedhë ditët e ardhshme, Granit Xhaka mbyll zërat e merkatos dhe përgatitet të konfirmohet sërish kapiten i “topçinjve” e nga ana tjetër, Mourinho duhet të gjejë një regjisor tjetër për mesfushën e tij.