Vllaznia ndahet me Dilaver, sulmuesit boshnjak nuk i rinovohet kontrata
Ka lëvizje në merkato te Vllaznia, pas mbylljes së aventurës në Europë, kuqeblutë po punojnë ende për të kompletuar grupin sipas kërkesave të trajnerit Brdariç.
Kështu, një ditë pas zyrtarizimit të Ante Aralicas në repartin e sulmit, klubi njoftoi se ka mbyllur bashkëpunimin .e Haris Dilaver.
Sulmuesi 31-vjeçar largohet pasi i mbaroi kontrata dhe drejtuesit vendosën që të mos rinovonim me boshnjakun i cili largohet me 15 gola të shënuar në 43 ndeshje në total.
Dilaver u aktivizua edhe në kupat e Europës me Vllazninë në 4 ndeshje në Conference League, jo si titullar dhe u kuptua që e ardhmja e tij nuk do të jetë më te Vllaznia.
Njodtimi i klubit:
"KF Vllaznia njofton opinionin sportiv se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Haris Dilaver. KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë gjatë sezonit të kaluar si dhe në fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë, e po ashtu edhe në ndeshjet e Kupave të Europës dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme.
Faleminderit Haris Dilaver!