Përfshihet nga flakët fshati Xhyherinë, digjen pemë e ullinj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2021, 16:40

Përfshihet nga flakët fshati Xhyherinë, digjen pemë e ullinj, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
Një zjarr i madh ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Xhyherin të Vlorës, duke djegur pemë, shkurre dhe ullinj.
Paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm.
Mendohet se kanë qenë banorë të zonës që kanë ndezur zjarrin që më pas u ka dalë jashtë kontrollit.
Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve në fshatin Xhyherin.
Ndërkohë prej ditësh vijon beteja me flakët në Karaburun dhe Tragjas.

