Nesër bëhu gati: Termometri do shënojë 42 gradë Celcius, në Kukës 38 gradë
E djeshmja dhe e sotmja janë shoqëruar me rënie të lehtë të vlerave termike në vlerat maksimale, por nuk janë shumë të ndjeshme, por mos u gëzoni shumë.
Nesër do të ketë sërish rritje të temperaturave, paralajmëron Haki Osmani nga meteoalb.
“Temperaturat do të rriten sërish nesër duke bërë që në zonat e ulëta të jenë 42 gradë celcius ndërsa në bregdet 37 gradë celcius.
Në mal?
Edhe nëse mendoni të shkoni në mal për të pasur më pak freskët nuk jua këshillojmë.
Edhe në zonat malore do të kemi rritje të temperaturat maksimale. Në verilindje do të ketë temperatura më të larta. Në Kukës temperaturat do të arrijnë në 38 gradë celcius.
Gushti?
Vlerat termike në vlerat maksimale do të jenë deri në 38 gradë celcius. Në 5 ditëshin e parë do të kemi temperatura deri në 38 gradë, më pas do të kemi një ulje të lehtë të temperaturave.

