Universiteti Mesdhetar, Civici: Diplomat e UMSH të njohura edhe në tregun ndërkombëtar të punës

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është alternativa më e mirë për të gjithë të rinjtë, që dëshirojnë një edukim cilësor dhe integrim të menjëhershëm në tregun e punës pas studimeve universitare.

Me një staf akademik të kualifikuar, cilësi e standarde të larta si dhe kushte mjaft bashkëkohore Universiteti Mesdhetar i është përshtatur kërkesave të tregut të punës dhe studentëve.

Profesorët Adrian Civici dhe Anastas Angjeli tregojnë se studentët këtë vit do të kenë mundësi të zgjedhin mes një larmishmëri programesh

"Rritja e cilësisë dhe standardit është prioritet dhe vjen nëpërmjet disa instrumenteve. Rishikimi i vazhdueshëm i programeve dhe futja e programeve të reja."

"Shtojmë përpjekjet për afrimin pranë universitetit të pedagogëve të njohur ndërkombëtarisht për disa nga lëndët që ne zhvillojmë."

Duke pasur bashkëpunim me një sërë universitetesh ndërkombëtare, diploma e dhënë nga Universiteti Mesdhetar është e vlefshme edhe në tregun evropian të punës.

"Objektiv primar ngelet thellimi i procesit të ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar të universitetit tonë me universitete dhe fakultete simotra në vendet e Bashkimit Evropian por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës."

"Pjesëmrrja e universitetit tonë në projekte shumë të rëndësishme, marrëveshjeve që kemi me universitete tjera janë një vlerë e shtuar për universitete tona."

Aplikimet për programet e studimit tashmë kanë nisur, Drejtuesit e Universitetit Mesdhetar ftojnë të gjithë maturantët të aplikojnë online deri në 3 gusht dhe të zgjedhin UMSH-në si preference te pare.