Shpejtësia i mori jetën Amarildos dhe vajzës 16 vjeçare, Video çfarë mbeti nga aksidenti tragjik në Shkodër
Dy të rinj, një djalë e një vajzë adoleshente humbën jetën në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, në rrugën Shkodër – Velipojë tek kthesa e Reçit.
Aksidenti i rëndë u shënua rreth orës 02:45 minuta të 31 korrikut.
"Në vendin e quajtur ‘’Mbi sukë’’, në rrugën Shkodër-Velipojë, si rezultat i shpejtesisë në kthesë, një mjet tip BMW, ka dalë nga rruga duke u përplasur me një mur, dhe si pasojë kanë humbur jetën shoferi Amarlido Preka 23 vjeç dhe adoleshentja 16 vjeçare e cila ishte ulur në vendin e pasagjeres' informoi sot policia.
Amarildo Preka ishte banues në fshatin Mali Jushit, Shkodër.
Ndërsa vajza D. T. 16 vjeçe banuese në lagjen Perash, Shkodër
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
