Pamje me dron, fusha e mbetjeve në Fier mbulohet me dhe, vatrat e zjarrit drejt izolimit
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 31 Korrik 2021, 15:50
Ora News sjell pamje me dron nga fusha e mbetjeve në Fier. Vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve urbane po izolohen.
Prej ditës kur u shfaq zjarri dhe deri sot është punuar për të mbuluar mbetjet me dhe pasi me mjetet zjarrfikëse ka qenë e pamundur për të shuar flakët.
Kjo është dita e pestë që fusha e mbetjeve ka qenë nën flakë.
Ndërkohë që qyteti i Fierit ka qënë i mbuluar nga tymi, situata më e rëndë ka qenë për banorët që kanë banesat në afërsi të fushës së mbetjeve.

