Më shumë helmime nga ushqimet, këshilla për të mos përfunduar në...
Krahasuar me një vit më parë, korriku i këtij vit ka shënuar një shtim të numrit të pacientëve të helmuar nga ushqimet.
Shefi i toksikologjisë në QSUT Andrin Tahiri thotë se vera është periudha me e rrezikshme për këto raste.
Simptomat më të shpeshta janë të vllat dhe dhimbjet e barkut. Simptoma të cilat mund të shfaqen disa orë deri në disa ditë pas konsumimit të ushqimit.
Shkaktarët më të shpeshtë të këtij helmimi janë ushqimet e konservuara apo e dhe fast food-et. Megjithatë nuk mungojnë as ato raste kur produkti kontaminohet nga insektet apo brejtësat.
Ka raste të kontaminimeve nga brejtësit, furrtarët e mizat. Këto lënë njolla. Nëse gëlltit këto ushqime përballesh dhe toksikim”
Më të shpeshta janë helmimet individuale.
Për të parandaluar këto raste shefi i toksikologjisë këshillonë përdorimin e ushiqmeve të freskëta.
“Ushqime sa më të freskëta. Zinxhiri ushqimor të jetë I kujdesshëm. Kujdes ushqet në minimarkete e supermarkete. Shikoni me vëmendje datat e skadencës.”
Pranë këtij shërbimi në QSUT gjatë periudhës janar qershor 2021 janë paraqitur gjithësej 349 raste helmimi.
