"One" probleme me sinjalin edhe në Bulqizë, ankohen qytetarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Korrik 2021, 14:03
Banorët e disa zonave të thella të Bulqizës duke nisur nga Gjorica e duke përfunduar në Ostren, kanë ankesa të shumta për kompaninë celulare ONE pasi kjo e fundit nuk i mbulon me sinjal të mjaftueshëm.
Edhe pse paguajnë për paketat e ofertave, ata nuk kanë valë në celularët e tyre.
“Këtu nuk ka valë fare, e as internet. Eshtë shumë dobët” thonë banorët.
Detyrohen të ecin 30 minuta në këmbë për të gjetur valë në telefonat e tyre në mënyrë që të flasin me të afërmit e tyre.
Qytetarët shpresojnë që ankesat e shumta për kompaninë One të marrin zgjidhje. Ata shprehen se ndonëse paguajnë këtë kompani, ajo nuk ju ofron shërbimin e duhur.