Rama në Liban për riatdhesimin, 19 gra dhe fëmijë largohen nga kampet e ISIS në Siri
Pesë gra dhe 15 fëmijë të cilët prej kohësh ndodheshin në kampin Roj do të riatdhesohen nesër në Shqipëri.
Lajmin fillimisht e bëri me dije gazetari i NBC, Mahmoud Shikhibra, në rrjetin social Twitter, ku publikoi foton e 5 grave dhe 3 fëmijëve nga kampi Roj.
Fotoja tregon vetëm fytyrën e fëmijëve e ndërsa atyre të grave janë të mbuluara.
#BREAKING Foreign department at the Autonomous Administration announced that they deliver some ISIS families to Albanian Government
— Mahmoud (@Mahmodshikhibra) July 31, 2021
Picture of some Albanian women and children at Roj camp #ISIS #Syria #Roj_camp #AANES pic.twitter.com/YYxnlh7wL7
Ndërkohë rreth orës 15:56 përmes një videoje në facebook operacionin e njoftoi dhe kryeministri Rama ku u shfaq në Beirut duke zbritur nga avioni dhe më pas në një takim me gjeneralin libanez Abbas Ibrahim. Rama shoqërohet dhe nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
"Beirut, Liban - Për operacionin e shpëtimit nga kampi i ferrit në Al Hol dhe kthimit të fëmijëve e grave të tjera në Atdhe. 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë nga kampet e vdekjes në Siri, nesër në Shqipëri, falë një operacioni të gjatë e të ndërlikuar inteligjence në terren dhe ndihmës së paçmueshme të gjeneralit Abass Ibrahim".



