Grabitën 20 mijë euro tek furgoni i sapo ardhur nga Italia, 32 vite burgim 3 autorëve

Kur bëhen 3 vite nga grabitja e ndodhur në Vlorë e një furgoni i cili vinte nga Italia, Gjykata e Vlorës ka dënuar 3 autorët të citët u përfshinë në këtë grabitje me armë. Njëri nga personat e dënuar, Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim ku përveç grabitjes ai akuzohet edhe si i përfshirë në vrasjen e Shkelzen Kastratit, ngjarje e ndodhur në Fier.

Tre personat që terrorizuan dhe tentuan të grabisnin furgonin e pasagjerëve që sapo kishte mbëritur nga Italia në Vlorë, janë deklaruar fajtorë dhe dënuar nga Gjykata e Vlorës.

Bëhet fjalë për dënimin e Armand Kuqit me 14 vite burg, Elmir Tufës me 16 vite dhe Ylli Muratit me 2 vite e 6 muaj burg.

Këto masa janë dhënë nga gjykata e Vlorës për akuzën e “Vjedhjes me armë”, “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Moskallëzimit të krimit”.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimet u reduktuan në masën e 1/3-tave, për dy prej tyre.

Ndërkohë Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim për grabitjen e e 25 shtatorit 2018, në Vlorë.

Por përveçse kësaj ngjajrje, Tufa është shpallur në kërkim  nga gjykata e Fierit, edhe për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Kërkimet për të janë kryer për disa muaj nga ana e komisariatit të policisë Vlorë dhe Fier, por çuditërisht nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Bashkëpunëtori i tij në grabitje, Armand Kuqi vijon të vuaj dënimin, ndërsa Ylli Murati, ka lënë qelinë.

Pikërisht në këtë grabitje, prokuroria thotë se Kuqi dhe Elmir Tufa, kanë qenë të armatosur dhe të veshur me uniforma policie.

Nën kërcënimin e armëve kanë mundur të marrin në total 20 mijë euro, dy udhëtarëve që sapo kishin ardhur nga Italia në Shqipëri.

Në këtë grabitje një person i tretë i ka ndihmuar duke i transportuar nga vendngjarja, jashtë qytetit të Vlorës, ku dhe kanë braktisur automjetin në fshatin Panaja.