Qentë endacakë "zotër" në rrugët e Bulqizës, Banorët: Kemi frikë të dalim se na hanë
Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim serioz për banorët e Bulqizës.
Sipas tyre rrezikshmëria që paraqesin është shumë e lartë, pasi kanë kafshuar shumë persona duke iu rrezikuar seriozisht edhe jetën.
“Tek lagjia e Qytetit të Ri” është problem i madh. Kemi frikë të dalim në rrugë, është e pamundur. Qentë po hanë kalimtarët” thotë një qytetare
Madje, rasti më i fundit është ai i një minatory, i cili është sulmuar nga katërputroshët teksa po shkonte në punë.
“Burri im shkoi në spital dhe kur shkoi atje kishte 10 persona që I kishte ngrënë qeni" thotë një qytetare.
Qytetarët kërkojnë që Bashkia Bulqizë të marrë masa urgjente dhe të mos presë që të ketë viktima nga kafshimi i tyre.
Shqetësuese situata është edhe për fëmijët që luajnë brenda hapsirave të lagjeve.
Qentë endacakë kanë qenë vazhdimisht problem për qytetarët e Bulqizës për të cilët ende nuk po gjendet një zgjidhje.
