Qeveria "sfidon" gjykatën Kushtetuese. Firmos VKM, rikthen truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë

Qeveria dhe Bashkia e Tiranës, nuk kanë hequr dorë nga trualli i Teatrit Kombëtar pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Me firmën e zëvendës kryemisnitrit, Erion Braçe, Këshilli i Ministrave i kaloi dje (30 korrik 2021) Bashkisë Tiranë pronësinë e truallit, me sipërfaqe 522 mijë m2,  të Teatrit Kombëtar. Në VKM-në theksohet se Bashkisë i ndalohet që ta ndryshojë destinacionin e pasurisë, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

Por ky vendim i qeverisë ngre pikëpyetje mbi ligjshmërinë e tij, për faktin se rreth 15 ditë më parë, Gjykata Kushtetuese e rrëzoi vendimin e qeverisë për kalimin e pronësisë së truallit të Teatrit nën përgjegjësinë e Bashkisë Tiranë.

Kushtetuesja e la truallin e Teatrit në pronësi të Ministrisë së Kulturës, si dhe rrëzoi ligjin special për ndërtimin e teatrit me koncesion, ligj që shpjegohet se kishte humbur fuqinë për shkak të dështimit të negociatave.

Në vendimin e datës 16 korrik, 2021 Gjykata Kushtetuese la në fuqi vendimin për shkatërrimin e godinës së vjetër të Teatrit.

Lënia në fuqi është bërë pa e shqyrtuar fare këtë vendim duke rrëzuar kërkesën për shfuqizimin e tij.

Arsyeja sipas vetë gjykatës ishte se anëtarët e saj nuk kanë qenë të gjithë në një mendje nëse i takon kësaj gjykate që të japë vendime për raste të tilla.
.

Qeveria "sfidon" gjykatën Kushtetuese. Firmos VKM, rikthen

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kishte parandjerë një vendim të tillë që do të merrte qeveria, prandaj tre ditë më parë i dërgoi një kërkesë Ministrisë së Kulturës që të rimerrte pronën e Teatrit por ministja mbylli dyert e nuk pranoi dorëzimin e kërkesës.