Tre aksidente, me 3 viktima brenda 24 orëve

Pavarësisht masave të shtuara të policisë rrugorë, në rrugët tona vetëm në më pak se 24 orë, kanë ndodhur 3 aksidente rrugore ku për pasojë kanë humbur jeten 3 persona.

Aksidenti më i rëndë u regjistrua në të zbardhur të kësaj të shtune, 31 korrik,  në aksin rrugor Shkodër-Velipojë në vendin e quajtur “mbi sukë”. Amarildo Prela 23 vjec po udhëtonte më 16 vjeçaren me iniciale D.T me një autimet tip BMW ku si pasojë e humbjës së kontrrollit, makina ka dalë nga rruga duke u përplasur më murin mbrojtës.

Sipas burimeve të rinjtë kanë humbur jetën në vënd pasi plagët kanë qënë të shumta.

Edhe në zonën e Mulletit në kryeqytet një aksident i mori jeten një të riu. Policia njofton se e një automjet që drejtohej nga L.R. është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe është larguar duke braktisur makinën.

Pasagjeri në këtë automjet, O.S. ka humbur jetën rrugës për në spital. Policia edhe pse përgjatë gjithë natës ka kryer kontrolle ende shoferi i automjetit nuk është arrestuar.

Një makinë BMW ka dalë nga rruga rreth orës 23:00 të premtes, në zonën e Kinostudios në kryeqytet.

Nga të dhënat e para nuk raportohet të këtë viktima, e ndërsa shoferi i cili drejtonte mjetin është dërguar për mjekim në spital. Pritet që policia të marrë në pyetje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.