Plagosën me thikë 43-vjeçarin dhe i dëmtuan mjetin me gurë, në kërkim babai me dy djemtë

Një 43-vjeçar, banues në fshatin Fierzë të Tropojës është plagosur me thikë pasditen e sotme pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lekbibaj- Fierzë.

Siç bën me dije policia, 45-vjeçari N. M, sëbashku me dy djemtë e tij Gj. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj kanë plagosur me thikë shtetasin me iniciale P.Gj si dhe i kanë dëmtuar me gurë automjetin tip "Volkswagen".

Policia ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar për ngjarjen dhe po punon për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale " Plagosja e rëndë me dashje",  "Shkatërrimi i pronës" , "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta", në bashkëpunim.