Raporti i OSBE/ODIHR, Këlliçi: Ka faktuar gjithçka që PD ka denoncuar, SPAK s’ka kërkuar informacion për kallëzimet

I ftuar në edicionin e lajmeve të RTV Ora, deputeti i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, Belind Këlliçi, ka komentuar raportin e OSBE/ ODIHR.

Ai është shprehur se raporti, ka përsëritur të gjithë çështjet që Partia Demokratike dhe opozita e Bashkuar, ka paditur në SPAK, në lidhje me krimet zgjedhore.

Ai shprehet më tej se raporti  i OSBE, është më kritiku gjatë 30 viteve, për qeverinë, teksa thekson se ka faktuar të gjithë pretendimet e PD.

Këlliç, thekson se SPAK nuk ka kërkuar informacion të mëtejshëm në me kallëzimet që janë dorëzuar.

“Unë e nuk di të ketë pasur ndonjëherë në 30 vite, raport më sterrë dhe më shumë kritik ndaj qeverisë. Sepse është qeveria ajo që organizon zgjedhjet.  Sa për zgjedhjet e 25 prillit raporti ka faktuar të gjithë akuzat e opozitës së bashkuar në rastin konkret të PD. Raporti ka përsëritur gjithçka që kemi depozituar në 182 padi.  Vetëm javën e  fundit në Bashkinë Durrës janë disbursuar 6 milionë dollarë për  ndërtim për pallatet e tërmetit, ndërsa më parë nuk është dhënë asnjë para.

Ne i kemi depozituar të gjitha kallëzimet në SPAK para ditës së zgjedhjeve, në rastin konkret, unë jam i kallëzuar 9 herë në Gjykatë për shpifje, për një deklaratë publike që kam mbajtur pas 25 Prillit. SPAK ende nuk e ka gjetur të udhës që të thërrasë personat që janë kallëzuar për akuzat. Të pretendosh se ke bërë zgjedhje model, ndërkohë që raporti final i OSBE/ODIHR  të thotë se problemi ka qenë fshehtësia e votës, kjo është e padëgjuar. Në raport thuhet se shitblerja e votës është një problem serioz dhe të pretendosh që ke luftuar për zgjedhje të ndershme kjo është absurde. SPAK duhet t’i marrë seriozisht depozitimet që janë bërë. Ne kemi çuar dosje voluminoze me mijëra faqe dokumente.

Ajo që ka thënë PD është për fat të keq një realitet sot në vendin tonë. Nuk do doja të isha një deputet i zgjedhur nga një masakër zgjedhore. Kjo mund të jetë opozita që ka përdorur mjetet më ekstreme  të revoltës dhe format institucionale më ekstreme për të ndërgjegjësuar të gjithë institucionet ndërkombëtare por edhe qytetarët se në vendin tonë është një demokraci fasadë.

Edhe hapi i djegies mandateve më besoni se nuk ka qenë një hap i lehtë, por nuk ka pasur mjet tjetër për të ndërgjegjësuar qytetarët për atë se ç farë ndodh sot në Shqipëri , për gjendjen akute në të cilën është demokracia ne vend. Kështu që ajo që pres nga shtatori është çdo formë proteste e drejtuar nga opozita e bashkuar për të rikthyer legjitimitetin në vend. Po kërkohet një demokraci funksionale, në 202.

Kjo është absurde. Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme mbetet për t’u parë, në momentin që do ristartojë parlamenti i ri. Është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët që ky Kuvend qesharak përfundoi."- tha ai.

Sipas Këlliçit, arsyeja se përse shtyhet procesi i hapjes së negociatave, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

"Ka një arsye pse janë shtuar kushtet për të çelur negociatat, dhe arsyeja kryesore është organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në momentet që kushtet shtohen pengesat rriten dhe nuk ka asnjë lehtësim për sa i përket të gjithë procesit të hapjes së negociatave, për të mos folur për një problem shumë të madh, korrupsionin."

Inteervistoi Besmira Pelushaj, përgatiti për online Anila Kolgjini.