Saranda "digjet" nga vapa, në Syrin e Kaltër nis shiu i rrëmbyer dhe era e fortë

Edhe pse në Sarandë aktualisht temperaturat shënojnë 37 gradë Celcius, në Syrin e Kaltër ka nisur shi me intensitet të lartë dhe ka erë të fortë.

Vendi turistik i njohur është përfshirë sot nga reshje të forta shiu, duke bërë që edhe vizitorët e tij të largohen.

Ndërkohë, sipas parashikimit të mot, pritet që këtë javë temperaturat në vend të kapin edhe shifrat e 43 gradë Celcius.