Flakët përfshijnë pyllin e Kreshpanit në Çakran të Fierit

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore të Kreshpanit në Çakran të Fierit.

Në vendngjarje kanë shkuar repartet zjarrfikëse të Fierit,Patosit dhe Roskovecit në përpjekje për të shuar flakët.

Në ndihmë të forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve kanë ardhur edhe banorë me mjete rrethanore.

Fjalët janë ndihmuar edhe nga bari i thatë i ndodhur në zonë.   

Ndërkohë, akoma nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.